Zv/ministri Astrit Iseni në Forumin Ministror të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sarajevë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, mori pjesë në Forumin Ministror të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, që u mbajt më 30–31 tetor në Sarajevë.

Gjatë forumit u nënshkrua Plani i përbashkët aksional për parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në migracionin, azilin, kontrollin kufitar dhe regjimin e vizave.

Pjesëmarrja e zëvendësministrit Iseni në këtë ngjarje nënvizon angazhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmbushjen e standardeve evropiane në fushën e sigurisë dhe rendit publik.