Arben Fetai me rinin që solli energjinë e fitores së 10 komunave!

Disa takime të kujtojnë pse ia vlen gjithë kjo punë.
Takimi me FRASH-in ishte pikërisht i tillë.
Rinia jonë nuk bën zhurmë, por bën punë.
E drejtë në qëndrim, e qetë në fjalë, e pjekur në mendim. Me ide të pastra dhe me energji që të ngjit, që të jep besim se nesër mund të jetë shumë më e mirë se sot.
Janë ata që nuk ankohen, por marrin barrën. Që nuk presin vend, por e krijojnë.
Kjo frymë është ajo që i duhet sot politikës. Kjo rini është siguria e VLEN-it. Kjo energji është garancia e Aleancës.
Nuk ka sukses pa rini. Kontributi i tyre ndihet në çdo komunë. Janë ata që sollën energjinë e fitores së 10 komunave.
Vazhdojmë!