Arben Fetai uron djemtë kuqezi, Kombëtaren në play-off!

Sonte, Kombëtarja jonë tregoi zemër, disiplinë dhe karakter. Shqipëria mbyll grupin me 14 pikë dhe e siguron vendin në play-off, duke mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit në Shtetet e Bashkuara.

Armando Broja, djaloshi që ka dhënë gjithçka për fanellën kuqezi, pësoi një lëndim të pakëndshëm. I urojmë shërim të shpejtë dhe të lehtë, sepse ekipi ka nevojë për të në mars, në ndeshjet që mund të na çojnë drejt historisë.

Play-offi hidhet më 21 nëntor dhe Shqipëria është në vazon e tretë. Me besim, me punë dhe me unitet, e ardhmja është e jona.

Krenar për këta djem.