Nga Presidenca kanë nënkuptuar se presidentja është shprehur gabimisht kur ka thënë se në Kosovë janë çmontuar mbi 900 banda kriminale, duke thënë se fjalën e ka pasur për rastet e jo numrin e bandave.
“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në reagimin e tyre.Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, thuhet tutje.
Kjo deklaratë e Osmanit ka ngjallur reagime të shumta nëpër rrjetet sociale. /Insajderi.org/