Sot, takim i rregullt pune me Ambasadoren e Greqisë, zonjën Sophia Philippidou dhe zëvendës Ambasadoren Christina Vasilatou.
Diskutuam për zhvillimet politike në vend, për rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe për mënyrën si po ecim me reformat evropiane me një ritëm të ri dhe fokus te rezultatet konkrete.
Greqia është vend mik dhe partner i rëndësishëm në rrugën tonë drejt BE-së, dhe kjo mbështetje është e rëndësishme në proceset që kemi përpara. Vlerësoj bashkëbisedimin e hapur dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në interes të integrimit evropian të vendit.