Mihali në momentet e fundit para skadimit të afatit “kërcënon” partitë tjera nëse nuk e votojnë buxhetin sipas kërkesave të VV-së, “do të pësojnë keq”

Mihali në momentet e fundit para skadimit të afatit “kërcënon” partitë tjera nëse nuk e votojnë buxhetin sipas kërkesave të VV-së, “do të pësojnë keq”

Dejona Mihali ka bërë një postim “kërcënues” ndaj partive opozitare, duke i paralajmëruar se “do të pësojnë keq” nëse nuk i votojnë buxhetet sipas kërkesave të subjektit të saj politik.

Sipas Mihalit, çdo herë që partitë tjera nuk kanë përfillur kërkesat e VV-së, “Kosova ka pësuar”, duke shtuar se të njëjtin dëm e kanë ndier edhe vetë këto parti. Ajo ka akuzuar ish opozitën se nuk ka më mundësi t’i shkaktojë dëm më të madh vendit, përveçse duke mos e votuar Buxhetin e Prishtinës, të Gjilanit, Buxhetin tre mujor të RTK-së dhe Buxhetin e shtetit për vitin 2026.

Mihali ka shtuar se “e keqja e tyre ka zë dhe fytyrë”, duke thënë se këto parti njihen vetëm për të keqen, si në kohën kur kanë qeverisur, ashtu edhe sa kanë qenë në opozitë.