Gjykata e Lartë e Bielefeldit në Gjermani ka shpallur një vendim të rëndë dënues për familjarët e boksierit të vrarë Besar Nimani. Vëllai i tij, Berat Nimani, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa motra e tij u dënua me pesë vjet burg.
Berati u shpall fajtor për tentativë vrasjeje dhe sulm ndaj familjes së personit që vrau boksierin kosovar, Besar Nimani. Gjykata vendosi një dënim më të ashpër se sa kishte kërkuar prokuroria.
Siç raportojnë mediat gjermane, organi i akuzës kishte kërkuar 12 vjet burgim, por gjykata shpalli dënimin maksimal.
Vendimi u kundërshtua nga familjarët e të pandehurve që ishin prezentë në gjykim.Prej kohësh familja kosovare kishte konflikt me familjen kurde, e cila u përshkallëzua në mars të 2024-tës, kur u vra boksieri Besar Nimani.