Plagoset një 16-vjeçare në Vushtrri, dërgohet në QKUK

Një vajzë 16-vjeçare është plagosur me armë zjarri në Vushtrri dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, konfirmoi për Sinjalin se e reja u trajtua fillimisht në Qendrën Emergjente dhe më pas u transferua në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejshëm.Po, vajza është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Plaga është shkaktuar nga arma e zjarrit,” tha Syla.