Në një seancë të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, u miratua bartja e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në vitin 2025. Ky vendim ka për qëllim të ndihmojë Komunën në shlyerjen e borxheve dhe të sigurojë funksionimin e pandërprerë të disa ndërmarrjeve publike, përfshirë edhe Trafikun Urban.
Propozimi u mbështet nga dy grupet kryesore politike, Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 38 vota pro dhe një abstenim.
Vlera totale e mjeteve të transferuara arrin në 28 milionë euro, të cilat do të përdoren për mbulimin e nevojave urgjente dhe për rifillimin e aktiviteteve të disa shërbimeve publike.Ndërkohë, votimi për buxhetin e vitit 2026 u shty për seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal.Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, shprehu shpresën se Ministria e Financave do të zhbllokojë edhe 35 milionët e bllokuara, të cilat janë thelbësore për financimin e projekteve të rëndësishme për qytetin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!