Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, u mirëpritëm nga miku im, Ambasadori Ilir Dugolli, me të cilin biseduam për situatën aktuale në rajon, si dhe për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe koordinimin më të mirë të politikave në arenën ndërkombëtare.
Ky bashkëpunim mbetet thelbësor për të gjithë ne, një partneritet që na obligon të punojmë me seriozitet dhe që na jep forcë për të avancuar interesat e përbashkëta, stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor kudo që përfaqësohemi.