Sot, Qeveria i dha dritë jeshile Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, një reformë historike që i jep përgjigje një çështjeje të hapur prej më shumë se dy dekadash.
Ky ligj është fryt i një procesi serioz, të përgjegjshëm dhe gjithëpërfshirës, në të cilin janë marrë parasysh standardet më të larta juridike dhe demokratike, përfshirë edhe opinionin e Komisionit të Venecias, si dhe rekomandimet e tij gjatë finalizimit të zgjidhjes ligjore.
Me këtë vendim, Qeveria konfirmon përkushtimin e saj për ndërtimin e institucioneve funksionale, të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të mbështetura në vlera dhe standarde evropiane.
Sot po mbyllet një boshllëk i gjatë institucional dhe po hapet kapitulli i ri i garantimit të barazisë dhe përfaqësimit dinjitoz për të gjithë qytetarët.