Albulena Haxhiu e nis mbarë: takim i rëndësishëm me krerët e sigurisë së Kosovës

Albulena Haxhiu e nis mbarë: takim i rëndësishëm me krerët e sigurisë së Kosovës

Kryetarja Albulena Haxhiu e ka nisur me intensitet angazhimin e saj, duke zhvilluar një takim të rëndësishëm me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjatë këtij takimi u diskutua për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat konkretë për fuqizimin strategjik të Forca e Sigurisë së Kosovës.

Haxhiu theksoi se zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet një prioritet shtetëror dhe një element kyç për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.

Ky takim konsiderohet si një sinjal i qartë për vazhdimin e përkushtimit institucional në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në fushën e sigurisë.