Ajani – kampion shteti për tre vite radhazi, suksese të reja në horizont

Ajani – kampion shteti për tre vite radhazi, suksese të reja në horizont
Një arritje e jashtëzakonshme për sportistin Ajan, i cili është shpallur kampion shteti për tre vite radhazi: 2024, 2025 dhe 2026. Ky sukses i madh vjen si rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe punës së palodhur ndër vite.
Mirënjohje e veçantë i takon trajnerit të palodhur Mursel Çeliku, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim ka udhëhequr drejt këtyre fitoreve të njëpasnjëshme.
Ky triumf është dëshmi se me punë dhe vullnet arrihen majat, ndërsa në të ardhmen priten edhe më shumë suksese për Ajanin.