Elvira Ibrahimi-Hoti viziton shtëpinë për të moshuar “FLORA”, vlerëson investimin e mërgatës në shërbim të komunitetit

Elvira Ibrahimi-Hoti viziton shtëpinë për të moshuar “FLORA”, vlerëson investimin e mërgatës në shërbim të komunitetit

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Elvira Ibrahimi-Hoti, ka vizituar sot shtëpinë për të moshuar “FLORA”, një investim i familjes Hysenaj nga mërgata, e cila ofron kujdes dhe shërbime për personat e moshës së tretë. 

Gjatë vizitës, Ibrahimi-Hoti ka vlerësuar punën që bëhet në këtë institucion, duke theksuar rëndësinë e investimeve të bashkatdhetarëve që kthehen në projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

“FLORA është shembull se si investimet e mërgatës mund të shndërrohen në vlerë të qëndrueshme për komunitetin. Kujdesi, përkushtimi dhe dinjiteti me të cilin trajtohen të moshuarit këtu janë për t’u vlerësuar”, është shprehur ajo.

Sipas saj, fakti që “FLORA” është e vetmja shtëpi private e licencuar për të moshuar në Kosovë e bën këtë projekt edhe më të rëndësishëm për sistemin e përkujdesjes sociale në vend.

Ibrahimi-Hoti ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe për punën e stafit, duke theksuar se përkujdesja ndaj të moshuarve është një nga vlerat themelore të një shoqërie që respekton dinjitetin njerëzor.

Vizita u zhvillua në kuadër të takimeve me iniciativa dhe biznese që kontribuojnë në mirëqenien sociale dhe zhvillimin e komuniteteve në Kosovë.