Forcimi i kontrolleve kufitare në qendër të takimit të Mustafa Dautit me kolonelin Carrieri në Tiranë

Dje në Tiranë pata nderin që në një atmosferë miqësore të zhvilloj një takim me Kolonel Giampiero Carrieri, ekspert i lartë i financave në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, atashe pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë.

Gjatë takimit biseduam tema të ndryshme, me fokus forcimin e kontrolleve kufitare, parandalimin e kontrabandës si dhe luftën kundër ekonomisë gri dhe korrupsionit.

Ky takim shërbeu si një mundësi për të shkëmbyer mendime të lira duke lënë hapur mundësinë që bashkëpunimi i ndërsjelltë të thellohet edhe më tej në të ardhmen. Takimi i rradhës pritet që të mbahet në Shkup më fund të shtatorit ku do të na bashkangjiten edhe personalitete tjerë të rëndesishëm.

Shpreh mirënjohjen time ndaj Ambasadës së Italisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Drejtorisë së Doganave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.