Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt” në Shkup në periudhën nga 20.01. (e martë) deri më 31.01. (e shtunë) do të kryhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrje të trafikut, përcjell INA.
Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në 20:00.
Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku zhvillohet testimi nuk do të lejohen të kalojnë deri në përfundimin e procedurës.
Në javën e parë të periudhës së parashikuar, aktivitetet do të zhvillohen ekskluzivisht në lokacionet me kamera të vendosura në territorin e qytetit të Shkupit, thuhet në njoftim.
Nga MPB u bëhet thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim, me qëllim realizimin e papenguar dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara.