Gjatë ditës së sotme me ministrin e Tregtisë së Turqisë, z. Ömer Bolat takuam dhe bashkëbiseduam me bizneset turke dhe ato kosovare.
Qëllimi i këtij takimi ishte që bizneset të njihen më mirë me njëra-tjetrën, të njoftohen me veprimtarinë dhe produktet që prodhojnë, të krijohen lidhje të reja dhe të hapen mundësi për rritjen e eksportit dhe promovimin e produkteve të të dy vendeve.
Po ashtu, u diskutua për lehtësimin e qasjes në treg, përmirësimin e transportit dhe adresimin e çështjeve të tjera që ndihmojnë bizneset të zhvillohen më lehtë.
Një rol shumë i rëndësishëm iu dha edhe diasporës shqiptare në Turqi, e cila po ndihmon vazhdimisht në lidhjen e bizneseve dhe në mbështetjen e ekonomisë së Kosovës.
Mimoza Kusari takon Ömer Bolat: Fokusi te eksportet dhe bizneset