Një kontroll rutinë i Policisë në magjistralen Prishtinë–Ferizaj ka rezultuar me sekuestrim arme dhe arrestim të një të riu, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se njësia e trafikut kishte ndalur një veturë të tipit “Opel Vectra” në zonën e Preocës, kur gjatë kontrollit është gjetur një armë zjarri e tipit “Zoraki 917-T” dhe pesë fishekë.
Arma dyshohet se mbahej pa autorizim nga Jetmir Bejtullahu, i cili ishte në veturë në momentin e ndalimit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat kanë konfiskuar armën dhe municionin, ndërsa të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rasti i është kaluar njësisë së hetimeve për procedura të mëtejshme.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!