Ekskluzive | Ky është 24-vjeçari që u kap me armë në brez në mes të Sojevës së Ferizajt – kërkohej nga Gjykata për vuajtje të dënimit

Një kontroll rutinë i Policisë në Ferizaj ka çuar në arrestimin e një 24-vjeçari që qarkullonte me armë ilegale, ndërsa gjatë verifikimit rezultoi se kërkohej edhe nga Gjykata për vuajtje dënimi, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sojevë, ku njësia rajonale e trafikut kishte ndaluar për kontroll një veturë “Opel Meriva”.

Gjatë verifikimit të pasagjerit, Lirim Tusha kishte rezultuar me urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Sipas burimeve, i dyshuari kishte me vete një pistoletë gjysmë automatike turke “BLOW TR 14”, pa numër serik, bashkë me një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 mm.

Arma është sekuestruar në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.Sinjali mëson se ndaj tij kishte edhe një dënim të pazbatuar për posedim narkotikësh, ku gjoba prej 400 euro ishte zëvendësuar me 20 ditë burgim.Me urdhër të Prokurores kujdestare, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ndërsa rasti për armën ilegale mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/