SHËNOJMË PËRVJETORIN E KATËRT TË
PËRJETËSIMIT TË RUSHAN SEJDINI, TË NJOHUR SI “RAKI” !
SHËNOJMË PËRVJETORIN E KATËRT TË
PËRJETËSIMIT TË RUSHAN SEJDINI, TË NJOHUR SI “RAKI” !
SHËNOJMË PËRVJETORIN E KATËRT TË
PËRJETËSIMIT TË RUSHAN SEJDINI, TË NJOHUR SI “RAKI” !
Me këtë rast përvjetori të katërt zbuluam edhe pllakën LAPIDARË, që shenjon vend’prehjen e njeriut që me thjeshtësi e shpirtin human, me miqësi e dashamirësi, me sinqeritet e bujari u gëdhend në kujtesën e familjes, kombit dhe të gjitha gjeneratave që jetuan në kohën e Tij.
Përpara katër viteve pushoi së rrahuri zemra dhe u përjetësua shpirti i një njeriu, i cili në çdo ndeje luante rolin e kryefjalës, për të gëzuar familjet në rastet më të zymta, më të trishta, por edhe më të hareshme në jetërat e tyre.
I PËRJETËSUARI, GJYSH – RUSHAN !
M’u bëre krahu më besnik në kohën e organizimit të celulave të para, duke më hapur derën sa herë që unë me shokë kisha nevojë për vendstrehim më të sigurt në kohërat më të lavdishme që kalonte kombi ynë.
Me dhembje të thellë kujtoj edhe vitet që kam përshkuar nëpër burgje, e të cilat m’i lehtësoje, duke qëndruar pranë fëmijëve dhe familjes sime, që në atë kohë mbeti në mëshirën e fatit dhe skajshmërisht të pakrahë.
Është e vërtetë që fizikisht jemi ndarë, por detyrimi ndaj veprës tënde do të mbetet i përjetshëm, sepse po aq sa i fale familjes i fale edhe atdheut me veprimtarinë tënde në heshtje.
SOT
- Dikush përjeton ndjenjën e humbjes së bashkë-udhëtarit të jetës,
- Dikush përmes lotit ndjen thellë ndarjen si dita-sot nga babai,
- Dikush ndjen humbjen e gjyshit, humbjen e vëllaut, humbjen e mikut, humbjen e shokut…
- Dhe të gjithë së bashku humbëm një njeri që dhuroi mbiemër, adresë dhe identitet familjar e shoqërorë.
E PIKËLLUARA FAMILJE, DEGËZUAR NGA FISI I NJOHUR – BRAJA !
U shpreh ngushëllime në emër të familjes, duke bashkë-ndjerë dhembjen, për humbjen e njeriut më të dashur tuaj dhe tonë.
Të prehet në paqe trupi, dhe shpirti i Tij, të lartësohet në qiellin lavdiplotë !
Prehu i qetë, Gjysh !
08 Qershor, 2026
Kërçovë
Fatmir Beqir Limani