Shkup, 29 qershor – Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se Gjermania konfirmoi edhe një herë mbështetjen e fortë dhe të qartë për RMV-në dhe dha garanci se nuk ka kushte të reja në rrugën evropiane.
“Pas rezolutës së miratuar nga Bundestagu për nxitjen e së ardhmes maqedonase në BE dhe njohjen e gjuhës, identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, edhe kancelari gjerman Olaf Scholz dha udhëzime të qarta dhe të forta. Ky është edhe një konfirmim i politikave politike të LSDM-së. Tani është e nevojshme të përdoret mbështetja e fortë nga partnerët strategjikë të BE-së dhe SHBA-së, për të bërë një hap përpara në integrimin evropian. Rruga drejt BE-së është shtruar, ne nuk duhet të humbasim mundësinë historike dhe duhet të japim votën tonë për Evropën”, thonë nga LSDM.