Shkruan: Qëndresa Prapashtica
Sepse trauma është një fenomen universal, që prekë secilin njeri sa është gjallë, njëherë apo më shumë gjatë jetës. Traumat e para mund të nisin nga faza zhvillimore në fëmijërinë e hershme, nga mungesa e kujdesit adekuat dhe realizimit të lidhjes emocionale të sigurt me prindërit apo personat përkujdesës. Vazhdon me probabilitetin e përjetimit të abuzimeve, dhunës familjare, përjashtimit social, racizmit, sistemeve opresive politike, padrejtësive sociale, mohimit të të drejtave, dhunës gjinore, etj
Në një mënyrë apo një tjetër përballja me traumën është e pashmangshme, megjthatë shumë njerëz e mohojnë këtë realitet.
Pse ndodh kjo?
Shumë shpesh sistemet shëndetësore kanë vënë theksin në diagnostikimin dhe patologjizimin e çrregullimeve mendore, duke çuar në supozimin klasik psikiatrik “të të sëmurit mendor” apo diagnostikimit klinik të “çrregullimeve mendore” duke i bërë shpesh, njerëzit që vuajnë dhe në nevojë për të trajtuar reagimet e tyre pas traumës, të heshttin nga frika e etiketimit apo përjetimit negativ dhe potencialisht traumatik të vet kumtimit të diagnozës.
Në botë, fatmirësisht, gjithmonë ka persiatje dhe hulumtime për përmirësimin e këtyre modeleve dhe paradigmave shkencore se si t’i hetojmë më mirë simptomat e klientit/pacientit dhe si të organizohet plani më i mirë i trajtimit. Psikiatrit si Besser van der Kolk apo mjekët e specializimeve të ndryshme të tilla si të Gabor Matte po ndryshojnë kursin e të menduarit shkencor mbi ‘çrregullimet mendore’ duke aluduar në traumën si bazën e shtytjes së ndryshimeve në sjellje dhe në shprehje emocionale të individit. Madje edhe psikologia forenzike Jessica Taylor (2023) për here të parë ka guxuar të rekomandoj një qasje të re, jo-diagnostikuese e cila do t’i shihte ndryshimet maladaptive të sjelljeve, emocioneve, bindjeve, mendimeve si pasojë e mos procesimit të një traume duke propozuar ndryshime përmes Manualit Tregues të Ndikimit të Traumës.
Ashtu siç na mëson vet historia e trajtimit të shëndetit mendor, disa gjendje apo mënyra të funksionimit të cilat dikur janë patologjizuar apo dhe demonizuar në disa shekuj më herët sot trajtohen si forma normale të funksionimit. Në Amërikë p.sh., kah fundi i vitit 1800 mjekët të cilët gëzonin një pozitë sociale të mirë të tilla si Dr. S. A. Cartwright, filloi të sygjeroi se disa sjellje apo emocione mund të kuptohen si shenja të ‘sëmundjes mendore’ dhe sugjeroi konceptin e ‘drapetomania’ të cilën e sqaroi si një lloj të ‘sëmundjes mendore’ që shfaqet tek njerëzit e skllavëruar me ngjyrë të cilët kërkojnë të lirohen.
Apo e kemi rastin e shek, 18 ku përmes një propozimi të ‘çrregullimit mendor’ u kontrolluan dhe u izoluan për një kohë të gjatë gratë, të cilat po shfaqnin simptoma të ‘histerisë’, sepse sipas sygjerimit të Frojdit gratë dhe vajzat vuajnë nga një lloj kompleksi i zilisë që nuk e kanë organin mashkullor gjenital dhe rrjedhimisht reagimet e tyre u quajtën histerike. Megjithëse vlen të përmendet që faktikisht konceptin e histersië e kishte sygjeruar më parë Jean Martin Charcot neurolog i cili përmes aplikimit të hipnozës kishte ardhë në përfundimin që gratë që manifestonin simptoma të histerisë, gjatë narrativës hipnotike raportoin raste të përjetimit të dhunës seksuale në fëmijëri. Më rastin e patologjizimit dhe ‘ngritjes’ së histerisë si fenomen psikologjik te gratë, lind dhe miti i gruas si qenie me destabilitet emocional.
Për të vazhduar më tutje, ndonjëherë ka pasur tentime për të patologjizuar një grup shoqëror në tërësi si në rastin e komunitetit të LGBTIQ kur është sygjeruar intervenimi i terapisë-elektro komvulsive, trajtimi hormonal, apo lobotomia frontale në tentim për t’i ‘shëruar’ njerëzit që tërhiqen nga e njejta gjini.
Megjithëse shembujt janë të shumtë, në orvatjen për të kuptuar ‘sëmundjet mendore’ dhe për t’i klasifikuar ato me 1956 nxirret në publik ‘libri i shenjtë’ i diagnostikimit – Manuali Diagnostikues dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore., dhe vetëm me versionin e ri të 5-të të botuar në 2022 klasifikohen edhe disa çrregullime si pasojë e traumës.
Çka kishin të përbashkëta ngjarjet e historisë së patologjizimit – që të gjitha synonin ta interpretonin simptomatologjinë pa marrë parasysh kontekstin, shkakun apo arsyet e këtij ndryshimi në funksionimin e indvidit. Në rastin e Afro-amerikanëve vështirësia e manifestuar në sjellje synohet t’i mvishej karakteristikave të racës, dhe jo përjetimeve shtypëse dhe abuzimit sistematik nga opresori. Në rastin e grave, simptomat shiheshin si karakteristika të gjinisë dhe jo të sjelljes abusive të burrave ndaj tyre. Në shumë raste traumat ishin katalizatori i ndryshimit të sjelljes – sepse trupi dhe mendja fillojnë të adaptojnë mënyra maldaptive për t’i mbijetuar situatës, por më vonë ato sjellje bëhen jofunksionale sepse trauma ka kaluar por gjurmët kanë mbetë. Kjo ilustrohet edhe sot si në rastin tonë, të përjetimit të gjenocidit, shumë aspekte mohuese, të vështirësive ndërpersonale, tendencës për përjetim negativ të vetes, etj., shihen si relikte nga një traumë kolektive e papërpunuar. Pra trauma si fjalë nënkupton plagën, në rastin e këtij trajtimi – plagën emocionale.
Megjithëse ne e kemi të nevojshme të udhëhiqemi nga manuale për të identifikuar natyrën, frekuencën e simptomave mirëpo vetëm – për të parë se për çfarë natyre të përjetimeve bëhet fjalë tek personi dhe jo për ‘ta shpallur të çrregulluar’ sepse vet simptomat janë një gjuhë e shprehjes së dhembjes së papërpunuar. Klinicitët e flasin këtë gjuhë të klinetit për t’ia kuptuar natyrën e dhimbjes emocionale atëherë kur të tjerët nuk e shohin. Këtu edhe qëndron zemra e intervenimit të suksesshëm, sepse klienti përmes alenacës së mirë me terapistin/en e vet, mund të rrugëtoj i/e sigurtë nëpër simptomat dhe eventualisht të bashkëpunojë për uljen e tyre.
Siç kishte me thënë Lutz Besser, profesor imi dhe i disa kolegeve të mia të cilat e kanë rrugëtuar studimin për traumën dhe pasojat e saj, trauma është “një shok i papritur”, një përjtim i cili dikur e ka kërcënuar jetën apo integritetin fizik ose psikologjik të individit. Megjithëse sot njohim disa forma të traumës, si traumën sekondare (kur jeni dëshmitar i një situatë traumatike të dikujt tjetër, apo ekspozoheni në tregime mbi traumën e tyre), traumën ndërgjenerata, etj.
Sistemet opresive, politike, sociale, religjioze, tradicionale apo mbi bazën e autoritetit profesional (mjek, psikiatër, psikolog, mësues, punëtor social, udhëheqës fetar, etj), të cilët mund të ushtrojnë dhunë psikologjike duke tentuar të ngulisin qëndrime apo bindje dhe tenativisht të krijojnë etiketime rreth asaj se kush është një person, çfare vlerash përfaqëson, etj., janë poashtu forma potenciale traumatizuese të cilat shpesh sjellin ndryshime emocionale dhe të sjelljes tek një komunitet dhe eventualisht mund të dërgojnë në krijimin e paragjykimeve drej tyre si në shembullin e Afro-Amerikanëve në vitet 1800.
Për të krijuar ambient të shëndoshë apo kulturë të shëndoshë të bashkëjetesës duhet të marrim hapa së pari në të menduarit tonë, të de-patologjizojmë sjelljet e njerëzve dhe të mirë-kuptojmë se po vijnë nga një vend i përjetimeve personale, ashtu si të miat apo t’tuat.
Trajtimi i traumës kërkon një hapësirë të besimit dhe mirëkuptimit. Të jemi real me veten dhe përjetimet tona dhe të kuptojmë që nuk ka vetmi në këtë punë sepse të gjithë i kanë traumat e tyre.
Qasja e mirëinformuar në traumë nuk është e drejtë eksluzive e psikologëve klinik. Sa më shumë profesione që mirëinformohen për Traumën aq më mirë për ‘ta dhe shërbimet e tyre. Edhe mësuesi/ja që fillon të kuptojë më thellë disa sjellje të fëmijëve apo reagime emocionale që konsideron që e kanë të nevojshme një vëmendje për trajtim më të veçantë. E njejta vlenë për mjekun, i/e cila mund t’ia shtojë këtë perspektivën për të hetuar lidhjet mes ngjarjeve të vështira jetësore që i raporton pacienti dhe shfaqjes së simptomave somatike.
Qasja e mirëinformuar në traumë është shkolla e re e cila do të na shpëtojë nga pavetëdija jonë mbi reagimet tona dhe do ta na mundësojë të lidhemi më mirë dhe më sigurt me njerëzit duke rikthyer funksionimin tonë të balancuar.