Një skenë terrori absolut po regjistrohet në Tel Aviv.
Në aeroportin e qytetit izraelit, një numër i madh njerëzish janë shtrirë përtokë duke mbuluar kokën nga frika se mos bien raketa të reja.Gjithçka duket se është e ngrirë, avionët janë bllokuar dhe pasagjerët janë të shqetësuar çdo minutë që kalon se nuk do të mund të largohen kurrë nga zona e luftës.Një përshkallëzim edhe më i madh është vënë re në minutat e fundit në Rripin e Gazës. Organizata palestineze Hamas nisi një valë të re sulmesh, duke lëshuar 150 raketa drejt Tel Avivit.
Po ashtu dhe Izraeli përmes avionëve luftarakë hodhi në erë një ndërtesë të lartë në Gaza.
Kujtojmë se Hamasi lëshoi një deklaratë në Telegram, duke konfirmuar vazhdimin e sulmeve të ashpra me lëvizjen e fundit ofensive të palestinezëve.
View from Ben Gurion Airport in Tel Aviv now: flight passengers forced to wait out the air raid lying on the ground. pic.twitter.com/JsJVYhLaxZ
— NEXTA (@nexta_tv) October 7, 2023