Komercialja i ka pezulluar punimet, drejtori i Urbanizimit të Prishtinës thotë se “Rruga A do të bëhet” 

Gjykata Komerciale e Prishtinës ka vendosur që tani për tani të pezullohet ndërtimi i Rrugës A, pas ankesës që e ka bërë ndërrmarja “Pro & CO Group” kundër operatorit ekonomik “Sallahu” i cili e kishte fituar tenderin 8.5 milionësh.

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur për pezullimin e punimeve në Rrugën A, deri në një vendim tjetër.

Kështu thuhet në vendimin që e ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Vendimi i nxjerrë më 17 tetor thotë se “Gjykata po ashtu vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të vendimit dhe pezullimi i aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e parë”, me numër të prokurimit 616-22-7096-5-1-2, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedural është më se i dhuru që të ruhet interesi publik”, saktëson vendimi i Komerciales të cilin e ka Gazeta Sinjali.

Ky vendim ka ardhur pas ankesës që në këtë gjykatë e ka bërë ndërrmarrja “Pro & CO Group” SHPK.

“Kjo pasi Paneli Shqyrtues nuk është marrë fare me pretendimin kryesor të ngritur nga ankuesi që ka të bëjë me shkelje të nenit 65 të LPP-së nga AK, duke e shpërblyer me kontratë Operatorin Ekonomik Sallahu SHPK Drejtori i të cilës është i dënuar për veprën penale Falsifikim i Dokumentit Zyrtar”, shkruhet në vendimin e Gjykatës Komerciale, transmeton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.  

“Gjyakat vlerëson se shtyrja e eksekutimit të vendimit nuk do t’i sillte dëm të paditurit apo ndonjë personi të interesuar, sepse përkundër shtyrjes se sealizimit të projektit, shtyerja e ekzekutimit të vendimit deri në vlersimin e ligjshmërisë së procedurës së prokurimit do të jetë edhe në dobi të paditurit – kundër propozuesit, sepse do të evitohej çfardo dyshimi për keqpërdorim të fondeve publike nga AK, që potencialisht do të ndikonte negatvisht në besimin e publikut ndaj AK”, thotë vendimi i Gjykatës të siguruar nga Gazeta Sinjali.