Nuhiu ka vizituar gjimnazin e Velesit dhe u ka dalë në krah nxënësve shqiptarë që përballen me diskriminim, duke mos pasur mundësi ata që të gjithë lëndët t’i degjojnë në gjuhën shqipe. Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se për nxënësit shqiptarë të Velesit janë ndërmarrë disa hapa, por jo të gjithë. Ende nuk është zbatuar zgjidhja e plotë. Gjatë kësaj vizite Nuhiu ka treguar këmbëngulësi për zgjidhje të plotë gjatë ballafaqimit me autoritetet komunale duke paralajmruar edhe padi penale kundër tyre.
Për këtë vizitë ka reaguar deputeti i VMRO-së, Igor Zdravkovski, që njëkohësisht është edhe Kryetari i degës së kësaj partie në Veles! Ai në postimin e tij në facebook ka adresuar sulme të ulëta ndaj figurës së Nuhiut duke e kanosur edhe fizikisht ate nëse edhe një herë do të shkoj në shkollat e Velesit në atë mënyrë. Trimëri dhe forcë shko trego në Tetovë e jo në Veles e ka porositur ai Nuhiun duke e paralajmruar se do të përdorë muskujt dhe forcë fizike kundër tij.
Përndryshe viti i ri shkollor në gjimnazin e Velesit për nxënësit shqiptarë ka filluar me probleme serioze. Shumë lëndë nxënësit shqiptarë i mësojnë nga profesor maqedonas që ligjërojnë vetëm në maqedonisht!