Batllava me çerdhe të re 🪁🧸
Sot, së bashku me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe deputetin Hyseni, vendosëm gurthemelit e çerdhes në fshatin Batllavë.
Ky institucion parashkollor filloi si amendament buxhetor, dhe mori mbështetjen e institucioneve qeveritare dhe komunale, që sot të jetë në shërbim për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve 👧👶.
Çerdhja do të ketë 756 metra katror dhe me një kosto prej 448 mijë euro, brenda 2 viteve do të jetë në dispozicion për njomakët e këtij fshati dhe atyre përreth saj.
Investimet tek gjeneratat e reja dhe për fëmijët është kyç për një ardhme më të qëndrueshme & mirë, duke mundësuar dhe pavarsimin dhe fuqizimin ekonomik të gruas.
Urime për banorët e kësaj ane, e gëzofshin fëmijët që pritet të kenë fatin ta kenë përkujdesin nga stafi që do angazhohet në këtë çerdhe.