Demokracia ka nevojë për opozitë të fortë dhe kredibile.
Debati kontradiktor e detyron pushtetin që të shpjegojë (mos)veprimin e tij, të korrigjohet dhe për rrjedhojë, të përmirësohet, dhe kjo i kontribuon të mirës së përgjithshme.
Prandaj të gjithë demokratët duhet të shqetësohen me gjjendjen e opozitës në vendin tonë. Nuk mbahet mend opozitë më jo kredibile, më e paditur dhe më e korruptuar se kjo e BDI-së me satelitët.
Unë si demokrat, nuk i gëzohem këtij fakti dhe uroj që një ditë e më pare, opozita të reformohet, me njerëz të rinj dhe pa afera, të cilët do të kenë kredibilitetin dhe legjitimitetin për të kontrolluar dhe korrigjuar pushtetin./
Zv/kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai.