U mashtruat, por dera është e hapur – ASH dhe VLEN janë shtëpia juaj!

Të dashur aktivistë të ASH-së që u rreshtuat kundër bindjeve tuaja,

Ju mashtruan. Ju nuk shkuat në BDI me bindje por sepse ju mashtruan me premtime për pushtet, e diallëzuan VLEN-in dhe ju gënjyen edhe për raportet me partnerët ndërkombëtarë.

Të mashtrohesh nuk është turp, turp është të mashtrosh. Ne e dimë se kthimi mund të duket i vështirë, por ASH-ja dhe VLEN-i janë shtëpia juaj. Këtu respektohen vlerat, parimet dhe uniteti.

BDI-ja po shpërbëhet. Nga BDI-ja po ikin të gjithë. Mos u humbni në kaosin e rënies së saj. Ne nuk mbajmë inat, por ju hapim dyert për t’u rikthyer ballëlartë dhe për të ndërtuar bashkë të ardhmen që e kemi ëndërruar çdoherë.