Arben Fetai: Nuk do të lejojmë që sporti të kthehet në arenë urrejtjeje

Dënoj me vendosmëri aktet e huliganizmit dhe dhunën e papranueshme që ndodhën sot gjatë ndeshjes mes KF Shkëndija e Haraçinës dhe KF Pobeda në Prilep.

Sporti është garë dhe pasion, jo urrejtje e dhunë. Nuk do të lejojmë që fusha sportive të shndërrohet në arenë provokimesh që nxisin tensione ndëretnike.

Organet kompetente tashmë po veprojnë. Përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi, ky është angazhimi ynë për një shtet që mbron secilin qytetar.