A e meriton votën për deputet?
Alberti nga Skënderaj, një djalë me energji të jashtëzakonshme, që nuk ndalet kurrë së angazhuari në përkrahje të Albin Kurtit. Ai ruan qetësinë dhe butësinë në çdo diskutim, duke dëshmuar kulturë të lartë, e cila padyshim është pjesë e trashëgimisë së edukatës familjare. Babai i tij, një njeri që tërë jetën e kaloi në shërbim të atdheut e kombit!
Alberti është sprovuar rëndë nga jeta. Në vitin 2015 humbi dy vëllezërit në lulen e rinisë. Por pavarësisht dhimbjes, ai sot qëndron i fortë, me motiv dhe vullnet të pashterrshëm për të kontribuar në çdo formë që ka mundësi.
Ai është gjithashtu aktivist i bamirësisë. Vitin e kaluar, falë thirrjeve të tij, u sigurua strehim për 4 fëmijë jetimë. Ajo që e nderon edhe më shumë është fakti se, ndonëse vetë jeton pa kushte të mira ekonomike e sociale, pa shtëpi apo pasuri, ai nuk heziton që nga profilët e tij në TikTok e Facebook të bëjë thirrje për të ndihmuar të tjerët.
Suksese për Albertin.