Ilir Deda: Qindra komisionerë të partive paskan kryer vepra penale, a shkojnë në burg këta hajna

Deda: Qindra komisionerë të partive paskan kryer vepra penale, a shkojnë në burg këta hajna 👇

Postimi:

Dmth me qindra e qindra komisionerë të gjitha partive politike paskan kry vepër penale me këtë vjedhje masive të votave të kandidatëve për deputetë.

Tash a do të përfundojnë në burg apo do të gjobiten financiarisht këta hajna? Këtu matet shteti ligjor dhe sundimi i ligjit.

Po shihet që Kosovës i duhet një model zgjedhor që e largon komplet faktorin “njeri”.

Ndërsa sa i përket partive, më së paku do të duhej të ketë pasoja edhe për ata që kanë dhënë “urdhër” për këtë manipulim të madh.