Kryetari Faton Peci priti në takim Komandantin e KFOR-it👇
Kryetari i Komunës, z.Faton Peci, i shoqëruar nga nënkryetari, z.Enis Osmani, ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, me bashkëpunëtorët e tij.
Temë kryesore e diskutimit ishte gjendja e përgjithshme e sigurisë dhe rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me KFOR-in në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim komuniteti.
Kryetari z. Faton Peci falënderoi KFOR-in për kontributin e çmuar në lirinë e Kosovës, si dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.