Izet Mexhiti:Sot mirëprita gra lidere, profesioniste dhe zëra të fuqishëm që po avancojnë rolin e gruas në politikë dhe në jetën shoqërore.

Sot mirëprita gra lidere, profesioniste dhe zëra të fuqishëm që po avancojnë rolin e gruas në politikë dhe në jetën shoqërore.

Ky takim i sotëm ishte një hap i rëndësishëm në prag të Konferencës Ndërkombëtare të Çairit 2026 me temën “ Imazhi politik i gruas shqiptare: lidership, paqe dhe identitet evropian”. Diskutimet u fokusuan në sfidat dhe mundësitë për rritjen e përfaqësimit të grave në proceset vendimmarrëse, si dhe në ndërtimin e mekanizmave për fuqizimin e tyre.

Nesër, këtë vizion të përbashkët do ta konkretizojmë në një platformë bashkëpunimi, që synon të forcojë rolin e grave si aktore kyçe në zhvillimin politik dhe shoqëror.