Një arritje e jashtëzakonshme vjen nga i riu Ajan, i cili ka triumfuar duke zënë vendin e parë në kategorinë individuale në garën prestigjioze Olympik Open 2026. Përveç këtij suksesi madhor, ai ka kontribuar edhe në renditjen e ekipit, duke siguruar vendin e dytë – një dëshmi e qartë e përkushtimit dhe talentit të tij.
Ky rezultat është fryt i punës së palodhshme, disiplinës dhe mbështetjes së vazhdueshme nga trajneri i tij, Mursel Çeliki, i cili ka luajtur rol kyç në zhvillimin e tij sportiv.
Në një mesazh falënderimi, Ajan ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj Zotit për këtë sukses, si dhe ndaj trajnerit dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.
Ky sukses i hap rrugë arritjeve edhe më të mëdha në të ardhmen, ndërsa pritet që Ajan të vazhdojë të na bëjë krenarë në garat ndërkombëtare.
👏 Suksese të mëtejshme dhe rrugëtim të mbarë!