Si kryetare e Grupit Parlamentar të LVV-së në Komisionin e posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese po marrë pjesë në procesin e intervistimit të kandidatëve që po zhvillohet këto dy ditë.
Përzgjedhja e drejtë dhe meritore e gjyqtarëve ndikon drejtpërdrejt në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e Kushtetutës dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Andaj është thelbësore që ky proces të zhvillohet me përgjegjësi të lartë institucionale.
Si anëtare e komisionit, jam e angazhuar që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe i bazuar në meritë. Mbetem e përkushtuar që procesi të reflektojë standardet më të larta profesionale dhe integritetin që kërkon kjo detyrë.