Vitet po kalojne, Zv/kryeministri Fetai nuk e harron Rwxhail Qerimin

Sot, 3 vjet pa Rexhail Qerimin.

Më 27 janar 2022, kombi shqiptar humbi një nga bijtë e tij më të denjë, Rexhail Qerimin, ushtar i tri luftërave dhe hero i popullit tonë. I dënuar padrejtësisht me burgim të përjetshëm në një proces të montuar politik, ai ndërroi jetë në burgun e Idrizovës.

Rexhail Qerimi nuk ishte thjesht një luftëtar – ai ishte ndërgjegjja e një populli që besonte në lirinë, drejtësinë dhe barazinë. Ai dha gjithçka për atdheun, duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së së Kosovës, duke luftuar në Luginën e Preshevës dhe duke shërbyer si zëvendës-komandant i UÇK-së në Maqedoni. Por, në vend që të nderohej për sakrificën e tij, ai u tradhtua nga pushtetarë shqipfolës, të cilët e dorëzuan për llogaritë e tyre politike dhe për të ruajtur përfitimet personale.

Sot, në këtë përvjetor të tretë të ndarjes së tij nga jeta, kujtojmë me nderim jetën dhe veprën e Rexhail Qerimit. Lavdi dhe nderim përjetë!