Sot, guximtarëve rugovistë – të përzënë dhe të dhunuar nga LDK-ja – parti e ndërtuar me mund dhe sakrificë nga Presidentja Vjosa Osmani dhe ekipi i saj me kryetaren e listës GUXO, atdhetaren e shquar Donika Gërvalla, ju bashkua edhe djali im i dashur dhe i respektuar, Dr. Fatos Geci.
Një rugovist i përkushtuar, i nënçmuar dhe i lënë mënjanë nga rrethi dhe strukturat e LDK-së – njësoj si Donika Gërvalla, Vjosa Osmani, Faton Peci, Haxhi Avdyli dhe të tjerë nga armata e përzënë – që sot përfaqësojnë zërin e vërtetë të rugovistëve, dhe rugovizmit të gjallë dhe të guximshëm.
Pas përfundimit të pothuajse të gjithë punës për doktoraturë, Fatosi u bë pjesë e këtij gjiri të denjë rugovist, dhe si prind, nuk më mbetet tjetër veçse t’i uroj nga zemra: suksese, shëndet dhe rrugëtim të mbarë – në politikë dhe në jetë.
Uroj që përfshirja e tij në politikë të jetë në shërbim të atdheut, sepse për mua, si prind, çdo gjë tjetër është dytësore. Të uroi mirat e botës për ty, biri im – në shkencë, në politikë dhe në çdo hap të jetës sate. Udhëto gjithmonë me zemër të pastër dhe me ideale të mëdha!