Dëgjojmë. Veprojmë. Vazhdojmë.
Sot vizituam Vrapçishtin, tokën e burrave të urtë e të ditur, ku tradita dhe dashuria për kombin janë të skalitura në çdo familje. Edhe në këtë degë tonën, strukturat udhëheqëse dhe aktivistët e sinqertë të ASH-së do të vazhdojnë me ne betejën për ndryshimin që vlen.