Sot pata kënaqësinë të pres në zyrën time Albert Hanin, Drejtor i Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI).
Diskutuam intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, përshpejtimin e reformave gjyqësore, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mes vendeve të rajonit.
RAI luan një rol kyç si qendër rajonale e dedikuar për koordinimin e luftës kundër korrupsionit në Evropën Juglindore, duke mbështetur shtetet anëtare në zbatimin e standardeve ndërkombëtare, forcimin e integritetit institucional dhe avancimin drejt integrimit evropian.
Bashkëpunimi rajonal është jetik për ndërtimin e institucioneve transparente, llogaridhënëse dhe rezistente në Ballkanin Perëndimor.