Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje lidhur me gjetjen e 10 detonatorëve në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq.
Sveçla shpërndau fotografi nga vendi i ngjarjes dhe bëri me dije se detonatorët ishin të pajisur me ndezës dhe fitila.
“Shtrirja e Policisë së Kosovës dhe prania e institucioneve tona të sigurisë kanë mundësuar kapjen e këtyre mjeteve, duke parandaluar sulme terroriste dhe minimizuar rreziqet që mund të shkaktonin dëme, pasiguri dhe frikësim për qytetarët,” tha Sveçla.Ai shtoi se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë janë të angazhuara në luftën kundër grupeve kriminale të tilla.