Urim nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e Ramazan Bajramit

Urim nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e Ramazan Bajramit

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe myslimane – Ramazan Bajramit, u dërgon urime besimtarëve të fesë islame dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, reis-ul-ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu.

I nderuari reis-ul-ulema

h. hfz. Shaqir ef. Fetahu,

Juve personalisht, anëtarëve të Rijasetit, myftinjve dhe imamëve, si dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame në Maqedoni, ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe myslimane – Ramazan Bajramit.

Kjo festë e madhe është më shumë se një kremtim tradicional dhe respektim i normave dhe rregullave. Ramazan Bajrami është shprehje e besimit të thellë, shpirtërorësisë, mëshirës, harmonisë dhe dashurisë.

Energjia dhe ngrohtësia e muajit të shenjtë nuk janë të pranishme vetëm në objektet fetare islame dhe në shtëpitë e bashkëqytetarëve tanë të besimit islam, por ato ndihen në të gjithë shoqërinë.

Në një kohë kur e gjithë njerëzimi përballet me konflikte serioze, luftëra, kriza dhe ndryshime klimatike, dhe kur kemi nevojë të madhe për paqe dhe stabilitet, vetëm përmes unitetit, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndetshme dhe një atdhe të begatë.

Le të vazhdojmë ta kultivojmë atmosferën e mirë gjatë gjithë vitit dhe të jemi të mbushur me mirësi, solidaritet dhe empati. Me vullnet të fortë, besim të palëkundur dhe bashkim, do t’i kapërcejmë të gjitha sfidat dhe vështirësitë.

Bajram Sherif Mubarek Olsun.

I bekuar dhe i gëzuar qoftë Ramazan Bajrami.