Bojmacaliev – Kicev: Janë të përbashkëta angazhimet kundër presioneve ndaj të punësuarve

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot realizoi takim me përfaqësues të Sindikatës reprezentative policore të Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga kryetari Marjan Kicev.

Qëllimi i krahasimit, siç kumtoi MPB, është të konfirmohet mbështetja e ndërsjelltë dhe angazhimi për zbatim të zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike.

Bojmacaliev theksoi se vazhdon sipas parimit të punës të ish-minsitrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Potencoi se asnjë e drejtë e nëpunësve policorë, që u takon meMarrëveshjen e nënshkruar kolektive mes MPB-së dhe Sindikatës së Policisë.

Bojmacaliev theksoi se nuk heqë dorë nga parimi i udhëheqjes së drejtë dhe dinmjitoze me Minsitrinë, me ç’rast tha se nuk do të tolerohen kurfarë presionesh ndaj të punësuarve nga asnjë parti politike, ndërsa në të kundërtën do të pasojnë sanksione adekuate jiuridike, thuhet në kumtesë.

Kryetari i Sindikatës së policisë, Kicev e uroi Bojmacalievin për emërimin e funksionit të zëvendësministrit plotësues të Punëve të Brendshme. E shprehi mbështetjen e vet për përkushtimin dhe profesionizmin e Bojmacalievit për t’u parandaluar çfarëdo lloj presionesh ndaj të punësuarve nga ana e cilës do parti politike.

“Dy bashkëbiseduesit edhe njëherë e konfirmuan bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm, me obligim për intensifikim të dinamikës edhe në tëa rdhmen”, qëndron në kumtesën e MPB-s