“Inovacioni nuk vjen vetëm nga mjetet që përdorim, por nga guximi për të menduar ndryshe.”
Në RoboTech 2026, nga mbi 500 aplikantë, 12 ekipet finaliste dëshmuan se kur kreativiteti takohet me shkencën dhe guximin për të eksperimentuar, lindin ide që ndryshojnë të nesërmen.
Ministria e Arsimit mbështet fuqimisht çdo platformë që u jep të rinjve mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të shprehin potencialin inovativ. Në këtë drejtim, programet pas shkollës marrin një rol kyç, pasi krijojnë hapësira konkrete ku nxënësit dhe studentët mësojnë përmes praktikës, eksperimentimit dhe bashkëpunimit, elementë thelbësorë për formimin e aftësive të shekullit XXI.
Ne kemi nisur një qasje të re që synon shndërrimin e shkollave në modele të qëndrueshme të edukimit bashkëkohor, institucione që jo vetëm transmetojnë dije, por zhvillojnë kompetenca për jetën dhe për një treg pune në transformim të vazhdueshëm. Ky është një vizion që i paraprin ndryshimeve të mëdha që po përjeton arsimi shqiptar në epokën e inteligjencës artificiale.
Përgëzime fituesve:
🥇 Gregor – Gjimnazi “28 Nëntori”, Shkodër
🥈 Amon – Gjimnazi “Dhaskal Todri”, Elbasan
🥉 Agryxora -Gjimnazi “Qemal Stafa”& Artemis – Gjimnazi “Partizani” Tiranë
🏆 Triage-Gjimnazi “Janaq Kilica”, Fier (Çmimi i Publikut) & IgnisNav -Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, Tiranë (Startup Albania)
Një falënderim i veçantë për @universiteti_metropolitan dhe mësuesit e palodhur që po kultivojnë talentet e reja të teknologjisë.