Në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, pata kënaqësinë të jem i pranishëm në Komunën e Rahovecit në Konferencën përmbyllëse të projektit “Be Clean, Be Green”.
Falënderoj kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. Ky projekt është realizuar në partneritet mes Komunës së Haraçinës dhe Komunës së Rahovecit, duke dëshmuar se bashkëpunimi ndërkufitar sjell rezultate konkrete.
Në kuadër të këtij projekti, Komuna e Haraçinës ka përfituar ndërtimin e stacionit për selektimin e mbeturinave, një investim i rëndësishëm që do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Mirënjohje për Bashkimin Europian për mbështetjen përmes programit IPA II, që bëri të mundur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në funksion të një mjedisi më të pastër dhe më të qëndrueshëm për të gjithë.