Maqedoni: Pagat e ulëta i detyrojnë punonjësit në administratë gjithnjë e më shpesh ta lënë punën

Pagat e ulëta i detyrojnë punonjësit në administratë gjithnjë e më shpesh ta lënë punën. Jozyrtarisht për tre vjet më shumë se tre mijë persona janë larguar për në sektorin privat ose jashtë vendit, thotë kryetari i SPOGJ-it Trpe Deanoski. Financat janë arsyeja më e madhe e largimit të administratorëve ndërsa vitin e fundit janë larguar edhe persona me përvojë shumëvjeçare.

“Ka pasur statistikë jozyrtare që brenda tre viteve më shumë se 3500 persona të punësuar në administratë janë larguar ose jashtë vendit ose në sektorin privat pikërisht për shkak të pagave. Pagat në administratë nuk janë rritur që nga viti 2017, sidomos në ministri, sekretariate të përgjithshme, njerëzit marrin pagë më të përafërt me pagën minimale sesa me atë mesatares, që është një shifër e keqe”, tha Trpe Deanoski – Kryetar i SPOGJ-it

Deri më tani, sindikalistët dhe përfaqësuesit e qeverisë nuk kanë arritur marrëveshje në këshillin social-ekonomik për rritje të mundshme të pagave në administratë. Për ministrin e Financave, Fatmir Besimi, kërkesa e punonjësve në administratë për rritje pagash është plotësisht legjitime.

“Biseda me sindikatat nga sektori publik është bisedë e vazhdueshme brenda këshillit social-ekonomik dhe kërkesat e tyre janë plotësisht legjitime. Aty po zhvillohen të gjitha bisedat për vendosjen e një metodologjie që do të jetë e barabartë për të gjithë në sektorin publik dhe që më vonë do të jetë zgjidhje jo vetëm për punonjësit por edhe për zyrtarët, mendoj se jemi në rrugën e duhur,” delkaroi Fatmir Besimi = Ministër i Financave.

Por përkundër këtij qëndrimi, tani për tani nuk ka njoftime se së shpejti mund të pritet marrëveshje për paga më të larta. Edhe në sektorin privat, situata me largimin e personelit të kualifikuar nuk është më e mirë. Rritja e interesit të disa vendeve evropiane për punëtorë në industrinë e gastronomisë dhe përpunimit i ka lënë bizneset vendore pa punëtorë. /alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *