Nga dolën këto djem?
Dolën nga populli. Nga fshatrat dhe qytetet tona, nga rrugët e rrugicat tona të fshatrave e qyteteve, nga shtëpit tona, nga fushat e malet tona.
Ata përqafuan guximin, heroizmin dhe akoma reflektojnë habi po edhe nder tek ne. Tek ata shohim krenarinë.
Ata iu përgjigjën thirrjes së vendlindjes me përjetshmëri.
Ndoshta nuk kemi dëgjuar për heroizmin e gjithë atyre dëshmorëve, por një gjë duhet t’a dijmë se ata ishin aty kur ishte më së vështiri, në vlugun e luftimeve, në terrin e natës, në acarin e dimrit dhe në kulmin e zhegut duke mbrojtur atdheun.
Po i harruam, atëherë e meritojmë mallkimin e tyre dhe të Zotit.
Ish ushtari i UÇK-së nga Shkupi, Shaip Zeneli, përkujton trimat e Koshares: Ata iu përgjigjën thirrjes së vendlindjes me përjetshmëri!
