Selim Pacolli: Sot kalova afër përmendores së NëNë Terezës në Shkup, ciceroni u thoshte turistëve se ajo nuk ka qenë shqiptare

Sot në Shkupin e Nënë Terezës! Spontanisht duke kaluar buzë pllakës që tregon vendin e lindjes, tani sheshi Aleksandri i Madh, hasa në një grup vizitorësh të cilët me vëmendje dëgjonin cicëronin gënjeshtar duke ua shpjeguar origjinën dhe jetën e Nënë Terezës! Sikur e dija që ai do t’i gënjejë thellë turistët mbi origjinën shqiptare të Shenjtërisë së saj! Qëllimisht u afrova në afërsi të grupit duke u shtirur se po shiqoja pllakën dhe me vëmendje dëgjova cicëroni maqedon, i cili si për ironi mori një pyetje mbi origjinën e Nënë Terezës dhe paramendoni, pa fije turpi cicëroni maqedon Nënë Terezën e quan një Ballkanase mikse Kroato – Maqedone! E këtu më plasi barku prej inati, mu desht t’ia perplasë për fytyre gënjeshtrat në prezencën e turistëve, mbi origjinën e saj, të prindërve dhe familjes së pastër shqiptare, e shndërruar në një figurë të shenjtë globale! Bile shfrytëzova rastin t’ia them se edhe këto figura për rreth, përmendore, asnjëra nuk iu përket Maqedonëve, të gjitha janë Bullgare apo Shqiptare! Mirë që maqedoni u tregua i mençur dhe i përmbajtur për të mos hangër naj “dajak”! Ju bëj thirrje Shqiptarëve tonë atje, ta vendosin pllakën e gravuar në material të mesingut apo bakrit, siç është maqedonisht e shkruar, duke e shënuar fort e qëndrueshëm emrin e Shenjëtores sonë, emrin e babait, mbiemrin, origjinën dhe çdo detaj tjetër që saktëson përkatësinë e saj Shqiptare e mos të mbetet në mëshirën e pseudo maqedonëve gënjeshtar!!!