Avokaturës së Podujevës i është shtuar edhe një profesioniste, Eranda Mahmuti, avokate e licencuar
Avokaturës së Podujevës i është shtuar edhe një profesioniste. Organizuar nga Oda e Avokaturës së Kosovës, Eranda Mahmuti ka dhënë betimin solemn, për të marrë titullin avokate e licencuar.
Në vitin 2015, Mahmuti kishte filluar studimet Bachelor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, studime të cilat i përfundoi në vitin 2019, për të vazhduar tutje me studimet master në vitin 2021, po në Fakultetin Juridik – Programi Financiar. Studimet Master Mahmuti i përfundoi në janar të vitit 2022.
Gjatë viteve, ajo poashtu kreu në të njëjtën kohë punë praktike në institucione të rëndësishme sic është Posta e Kosovës, por gjithnjë duke u përkushtuar në përfundimin e studimeve, ku me këtë përkushtim ajo në qershor të këtij viti me sukses përfundoi edhe provimin e Jurisprudencës.
Në ngritjen e saj profesionale, Eranda Mahmuti së fundi është licencuar edhe në avokaturë, për të vazhduar të japë kontributin e saj në drejtësi edhe në të ardhmen.