Përndryshe, këtë vit akademik në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, për herë të parë u hap konkursi për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim ose miratim të specializimeve të profesionistëve të shëndetësisë me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë dhe të bashkëpunëtorëve shëndetësorë me arsimim të lartë, për vitin 2023.
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. Dr. Vegim Zhaku, në një takim me drejtuesit e Dhomës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, në emër të Universitetit të Tetovës ndau certifikata mirënjohjeje për komisionin për themelimin e programeve specialistike, me në krye Prof. Dr. Kalina Grivceva – Stardelova, Doc. Dr. Gazmend Amzai dhe Doc. Dr. Irfan Ahmeti, duke e vlerësuar rolin kyç dhe kontributin e veçantë që kishin ata në këtë proces.
Sipas dekanit të FSHM-së, Doc. Dr. Vegim Zhaku, ky akt ka një ndikim mjaft pozitiv në avancimin e mirëfilltë shkencor dhe edukativ të institucionit tonë dhe se kontributet e tyre kanë lënë shenjë të pashlyeshme në rrugën e universitetit tonë, dhe ne e çmojmë përkushtimin e tyre. “Me anë të përpjekjeve të tyre dhe realizimin e themelimit të programeve specialistike për fushën e mjekësisë, ata kanë zgjeruar horizontet tona të arsimit, duke ofruar mundësinë që studentët të fitojnë njohuri të avancuara në fusha të ndryshme specialistike”, tha Doc. Dr. Vegim Zhaku.