Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit ka nisur një iniciativë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjarët e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut, i cili u vra të dielën nga grupi terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
Kjo shoqatë ka hapur një “Gofoundme” me synimin që t’i grumbullojë 40 mijë dollarë, ndërsa deri më tani janë grumbulluar mbi 32 mijë dollarë, raporton Klan Kosova.
Deri më tani janë kryer 288 donacione.